image Drogë me vlerë 300 mijë euro në banesë, arrestohet shqiptari në Selanik

Evropë

Drogë me vlerë 300 mijë euro në banesë, arrestohet shqiptari në Selanik

news image

Një emigrant shqiptar, 42 vjeç, ka rënë në prangat e policisë greke, pasi në shtëpinë e tij në Selanik janë gjetur lëndë narkotike me vlerë 300 mijë euro.

Gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën në banesë 19 kg 65 gram marihuanë të ndara në disa pako, 3 kg 404 gram kokainë dhe 2 peshore elektronike.

Gjithashtu iu sekuestruan dhe 530 euro dhe 2 celularë. Sipas përllogaritjeve nga autoritetet, nëse droga do të dilte në shitje ajo kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.

/GazetaSinjali/