image Drogë dhe municione luftarake, policia arreston 27-vjeçarin

Rajon

Siguri/ Drogë dhe municione luftarake, policia arreston 27-vjeçarin

news image

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, të cilit i është gjetur në shtëpi një sasi lënde narkotike.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. M., ku janë gjetur 89 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme, një krehër, një pajisje elektrike dhe 4 ora dore.

Po ashtu, policia e Tiranës ka ushtruar kontroll edhe në një parking në pronësi të 27-vjeçit, në rrugën “Fadil Bodinaku”, ku është gjetur një sasi lende e dyshuar cannabis sativa, në formë çokollate, me peshë 18.2 gr., e cila së bashku me sendet e tjera të kundërligjshme u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas sekuestrimit të sendeve të jashtëligjshme që i janë gjetur 27-vjeçarit, është bërë edhe arrestimi i tij në flagrancë.

Policia e Tiranës ka sqaruar se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit D. M.