Drita ka triumfuar në derbin lokal të Anamoravës ndaj skuadrës së Gjilanit.
Skuadra bardhekaltër ka fituar duelin me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Blerim Krasniqi në minutën e 67-të, i cili shënoi një gol mjaft të bukur pas një asistimi nga Besnik Krasniqi.
Me këtë fitore, Drita tani zë vendin e dytë në tabelë me 31 pikë, shtatë më pak se Ballkani.
Ndërkohë Gjilani është në pozitën e tetë me 17 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Gjilani e luan si mysafir i Dukagjinit, derisa Drita pret Malishevën.