image Drita shënon fitore të thellë ndaj Dukagjinit

Futboll

Sport/ Drita shënon fitore të thellë ndaj Dukagjinit

news image

FC Drita është treguar skuadër shumë e fortë në duel me Dukagjinin e Klinës.

Drita sot ka shënuar fitore të thellë ndaj Dukagjinit me rezultat 0-4, në ndeshjen e parë të javës së tretë të IPKO Superliga e Kosovës në futboll.

Drita, e cila konsiderohet një nga skuadrat favorite në garën për kreun e tabelës, ka dominuar duelin me anëtarin e ri të elitës së futbollit, duke fituar tri pikë.

Pas kësaj fitore, Drita ngjitet në krye të tabelës me gjashtë pikë të grumbulluara, derisa Dukagjini akoma nuk ka shijuar fitoren në Superligë.

https://www.facebook.com/dritafcofficial/photos/a.382442372140267/897043674013465/?type=3&theater