FC Drita zyrtarisht ka ndarë rrugët me Agim Zekën, njofton klubi në fjalë, përcjell Sinjali Sport.
Intelektualët kanë mbyllur marrëveshjen me pajtim të dy anshëm, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.
Skuadra nga Gjilani e ka falënderuar futbollistin për kontributin dhe bashkëpunimin.
Zeka u transferua në afatin kalimtar të verës së kaluar nga Austria Viena, prej Bundesligës austriake.