image Drita me shumë vështirësi e fiton ndeshjen ndaj Vushtrrisë

Futboll

Sport/ Drita me shumë vështirësi e fiton ndeshjen ndaj Vushtrrisë

news image

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në ndeshjen ndaj Vushtrrisë me rezultat përfundimtar 3-2, në ndeshjen e parë të vlefshme për javën e 19-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Izair Emini në minutën e 18-të të ndeshjes, transmeton Gazeta Sinjali.

Teksa, vendasit arritën të ktheheshin në lojë me golin e Drilon Fazliut, i cili shënoi për 1 me 1 në minutën e 31-të.

Vushtrria ishte e para që shënoi gol në pjesën e dytë të ndeshjes, kështu duke shënuar golin e barazimit me anë të Bler Istrefit në minutën e 61-të, por Drita riktheu epërsinë në minutën e 71-të me anë të Kastriot Rexhës.

Gjilanasit pas kësaj fitore kalojnë përkohësishtë në pozitën e parë me 37 pikë, ndërsa Vushtrria zë vendin e 11-të me 15 pikë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/dritafcofficial/photos/a.382442372140267/1045613779156453/?type=3&theater