Skuadra e Dritës ka shënuar fitore të thellë ndaj Vushtrrisë në kuadër të javës së tetë në Ipko Superligën e Kosovës.
Ish-kampioni kosovar ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat të thellë 5-1.
Betim Haxhimusa realizoi dy gola në këtë takim, ndërsa gola të tjera shënuan edhe Lucas Cardozo, Bujar Shabani dhe Xhevdet Shabani.
Gjersa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Matheus në minutën e 80-të.
Pas kësaj fitore Drita është lider i ri në Ipko Superligë me 17 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Llapi e Ballkani.
Në anën tjetër Vushtrria mbetet e parafundit në tabelë me pesë pikë./Gazeta Sinjali/