image Drešević, e vërteta e mbiemrit të futbollistit të Kosovës

Futboll

E kaluara/ Drešević, e vërteta e mbiemrit të futbollistit të Kosovës

news image

Mbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Drešević, e ka filluar karrierën profesionale në futboll në vitin 2016.

Karriera e tij nisi në Suedi, vendin ku kishte lindur dhe ishte formuar si sportitst dhe ku luajti për një kohë në grupmoshat e kombëtares suedeze.

Mbiemri i pazakontë i 22-vjeçarit u ka rënë në sy tifozëve kosovarë. E vërteta është se Drešević është me prejardhje nga Tuzi i Malit të Zi dhe ka prindër shqiptarë. Për këtë arsye ai mban mbiemër malazez, shkruan Gazeta Sinjali.

Pavarësisht kësaj, Drešević është rritur si shqiptar dhe ka vendosur që ta përfaqësojë shtetin e Kosovës si futbollist. Më 22 maj të këtij viti, Kosova e ftoi atë për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, por ai nuk mundi të vinte për shkak të problemeve me dokumentacion.

Në gusht, FIFA i dha leje 22-vjeçarit që tani e tutje të mund të luante për Kosovën.

Drešević debutoi si profesionist në klubin suedez, Elfsborg, më 25 gusht të vitit 2016 në një fitore 0:7. Ai u inkuadrua në minutën e 61-të të ndeshjes. Në shtator, Drešević zuri vend në formacionin startues, në ndeshjen e rëndësishme kundër Kalmarit

Pas tri viteve në Elfsborg, Drešević u tranferua në Holandë te Heerenveeni në janar të këtij viti, duke nënshkruar një kontratë 3 vjeç e gjysmë. Në shkurt, ai debutoi në ndeshjen kundër PSV-së, duke hyrë në fushë si zëvendësues në minutën e 79-të.

Të dielen në ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë, trajneri Bernard Challandes e futi Dreševićin në formacionin startues. 22-vjeçari bëri një paraqitje të denjë dhe ishte një prej lojtarëve me paraqitjen më të mirë në ndeshje nga ana e Kosovë. /Gazeta Sinjali/