Skuadra e Drenicës e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të javës së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, transmeton Gazeta Sinjali.
Vendasit arritën të shënonin golin e parë në minutën e 73-të falë Përparim Osmanit.
Drenica shënoi edhe dy gola të tjerë, në minutën e 84-të dhe Hysa që e trefishoi epërsinë vetëm pas dy minutash.
Drencia gjendet në vendin e gjashtë me 24 pikë, ndërsa Vushtrria është në vendin e 10 me 12 pikë./Gazeta Sinjali/