image Drenasi përuron shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit

Kosovë

Kulturë/ Drenasi përuron shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit

news image

Me rastin e 28 Nëntorit, të enjten në Drenasi do të zbulohen shtatoret e heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, nën organizimin e komunave të Drenasit e Skenderajt, nën përkujdesjen e Presidentit Hashim Thaçi.

Vendosja e shtatoreve të heronjve Jashari do të bëhet në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast do të ketë edhe program artistik.

Po ashtu, për nder të festës së 28 Nëntorit dhe zbulimit të shtatoreve, do të mbahet seancë e përbashkët solmne e Komunës së Drenasit dhe Skënderajt./Gazeta Sinjali/