image Drenas: Policia bastis një lokal, arreston pronarin 47-vjeçar

Siguri

Drenas: Policia bastis një lokal, arreston pronarin 47-vjeçar

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e sotme, rreth orës 14:00 në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, ka arrestuar 47-vjeçarin me iniciale A.Q., shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë, ai u arrestua në një lokal në një qendër tregtare në këtë rrugë, për shkak të dyshimit se organizoi lojëra të fatit.

“Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, saktësisht në një lokal në qendër tregtare është arrestuar një person i dyshuar për Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Personi i dyshuar: A.Q (mashkull) 47 vjeç, me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që njësitet policore të stacionit policor të Drenasit, në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe zyrtarë kompetent nga Dogana e Kosovës, po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/