image Drejtuesja e kompanisë Hauwei akuzohet për mashtrim

Botë

Teknologji/ Drejtuesja e kompanisë Hauwei akuzohet për mashtrim

news image

Meng Wanzhou, një prej drejtueseve të kompanisë teknologjike Huawei pritet të dalë përpara gjykatës së Vancouver në Kanada, pasi akuzohet për mashtrim dhe shkeljen e sanksioneve amerikane ndaj Iranit.

Drejtuesja e Huawei, është arrestuar në fund të vitit 2018 në Kanada dhe kishte qëndruar në burg deri në seancën gjyqësore.

Kjo çështje është duke u hetuar me kujdes për të zbuluar ndonjë lidhje mes Kinës, Kanadasë dhe SHBA-së, transmeton Gazeta Sinjali.

Seancat dëgjimore do të zhvillohen këtë javë, nga 20-24 janar në gjykatën supreme britanike të Kolumbisë në Vancouver, për të kaluar më pas në hapin tjetër në procesin e ekstradimit.

Në bazë të fakteve që do të paraqiten, gjykata do të sugjerojë ekstradimin e 47 vjeçares. Është ministri i jashtëm ai që do të vendosë përfundimisht ekstradimin e saj në SHBA. Përndryshe, ajo do të lirohet nga të gjitha akuzat./Gazeta Sinjali/