image Drejtori për Shpëtim në Vushtrri tregon gjendjen e personave që u lënduan dje nga zjarri - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

55.135

Të shëruar

48.572

Të vdekur

1.399

Drejtori për Shpëtim në Vushtrri tregon gjendjen e personave që u lënduan dje nga zjarri

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar dje se një banesë në qendër të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri.

Si pasojë e zjarrit, lëndime kishin pësuar 3 persona, gruaja dhe vajza e saj një muajshe si pasojë e lëndimeve janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar sot drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në Vushtrri, Bajrush Kosumin i cili ka thënë se ende nuk dihet saktë, mirëpo dyshimet e para janë nga rryma elektrike dhe pakujdesia.

Gjithashtu Kosumi për Gazetën Sinjali ka thënë se janë duke punuar në lidhje me zbardhjen e ngjarjes.

I pyetur për gjendjen e personave që ndodheshin brenda në banesë, Kosumi ka thënë se në bazë të informatave edhe foshnja, gruaja e moshuar dhe personi i tretë janë kthyer në shtëpi dhe janë mirë.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: