Drejtori i Gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, Azem Jaha, u ka kërkuar mësimdhënësve të kësaj shkolle si dhe nxënësve që mos ta ndërpresin mësimin dhe procesi mësimor të vazhdojë normalisht.
Ai u ka dërguar një letër të gjithë mësimdhënësve duke u kërkuar që mos të respektoj kërkesën e SBASHK-ut që të futën në grevë për shkak të pezullimit të Ligjit të Pagave nga Gjykata e Kushtetuese.
Në këtë letër ai u ka shpjeguar që mbështetë idenë për paga të dinjitetshme, por jo duke e dëmtuar interesin e nxënësve për përfitime materiale.
“Ne jemi për paga të dinjitetshme, por pa e dëmtuar interesin e fëmijëve tanë të pafajshëm në këto rrethana”, thuhet në letër./Gazeta Sinjali/