image Drejtori i Policisë paralajmëron kontrolle të shtuara nëpër këto vende pas shtimit të rasteve me COVID-19

Siguri

Drejtori i Policisë paralajmëron kontrolle të shtuara nëpër këto vende pas shtimit të rasteve me COVID-19

news image

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka paralajmëruar kontrolle të shtuara pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadanin, Qalaj ka thënë se kontrollet do të shtohen sidomos në disa lokale, shkruan Gazeta Sinjali.

“Do t’i shtojmë kontrollet sidomos nëpër lokalet e ndryshme me të vetmin qëllim që të ndikojmë sa më shumë që ky virus të shkojë nga fundi”, ka thënë Qalaj.

Ai i ka ftuar qytetarët që t’i respektojnë masat parandaluese ndaj COVID-19

“Besoj që që nga sonte do të jemi shumë më të kujdesshëm në daljet tona, sidomos në lokalet e mbyllura”, ka deklaruar Qalaj. /Gazeta Sinjali/