image Drejtori i Interit konfirmon bisedimet me Lukakun: Ka një dëshirë të madhe nga lojtari për t'u rikthyer

Futboll

Drejtori i Interit konfirmon bisedimet me Lukakun: Ka një dëshirë të madhe nga lojtari për t’u rikthyer

news image

Interi po ndodhet gjithnjë e më afër nënshkrimin me Romelu Lukakun nga Chelsea.

Zikaltrit dhe Blutë kanë hyrë në negociatat finale dhe shpresojnë që të arrijnë një marrëveshje.

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Antonello, ka konfirmuar bisedimet në vazhdim për marrëveshjen e Lukakut.

“Me siguri ka një dëshirë të madhe të lojtarit për t’u rikthyer, duhet të kontrollohet fizibiliteti ekonomik dhe financiar dhe duhet të zgjidhen disa probleme teknike.

“Ne do të përpiqemi ta bëjmë atë në kohën e nevojshme”, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjaliSport/