image Drejtori i IKSHPK-së: Unë do doja të rrija në karantinë, por duhet të dal në vijën e parë - Sinjali

Pandemia/ Drejtori i IKSHPK-së: Unë do doja të rrija në karantinë, por duhet të dal në vijën e parë

news image

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se në këtë situatë nëse ai nuk do të ishte në punë si profesionist, ai do donte të rrinte në karantinë, por puna e tij është që të dal në vijën e parë të frontit për të luftuar pandeminë.

“Unë do doja të rrija në karantinë, por detyra ime është të dal në vijën e parë të frontit, duhet t’i dal në ballë karantinës”, tha ai.

Ramadani gjithashtu tha se qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi, ngase profesionistët po përkujdesen për menaxhimin e situatës.

“Dikush duhet të dal në vijën e parë për të menaxhuar situatën e dikush duhet të rrijë në kokërr të shpinës në shtëpi, këtë po kërkojmë”, tha Ramadani në RTK./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: