image Drejtori ekzekutiv i VV-së: Edhe po të donim, nuk mund t’ia japim LDK-së presidentin

Kosovë

Koalicion/ Drejtori ekzekutiv i VV-së: Edhe po të donim, nuk mund t’ia japim LDK-së presidentin

news image

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, ka folur në një intervistë për report tv lidhur me një koalicion të mundshëm më LDK-në.

Ai ka akuzuar LDK-në se po bën lojë të pistë, duke shtuar se kërkesa e Isa Mustafës për ta marr postin e presidentit po bëhet për ta prishur koalicionin.

Madje ai ka thënë se edhe po të donin, nuk do të mund t’ia jepnin postin e presidentit LDK-së

“Dhe po të donin, nuk ia japim dot se s’kemi aq vota sa për të zgjedhur presidentin. Mua më duket më shumë se shkas për ta prishur koalicionin. Vjosa Osmani është tërhequr, Isa Mustafa pretendon postin e presidentit, që edhe po të donim nuk ia japim dot. Edhe Bundestagu na e ka thënë që qytetarët kanë zgjedhur një qeveri të re, jo presidentin”, ka thënë ai.

“Mund të jetë edhe një lloj presioni nga LDK. Ne kemi qenë zemërgjerë që lëshojmë pe për vendin e portit të kryetarit të Kuvendit. Mundet LDK të bëj koalicion me të tjerët ose mundet që të shkojmë në zgjedhje. Lojë e pisët që po luhet. LDK të reflektojë, të krijojmë një qeveri të re që e kanë votuar qytetarët”, përfundoi Abazi.