image Drejtoresha e Shëndetësisë jep detaje për vjedhjen e naftës në Gjakovë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Drejtoresha e Shëndetësisë jep detaje për vjedhjen e naftës në Gjakovë

news image

Disa ditë më parë, Gazeta Sinjali ka raportuar se rezervuari i furnizimit me naftë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, për disa ditë radhazi, është zbrazur pak ditë pas mbushjes.

Derisa policia është duke e hetuar rastin, Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë, Aferdita Spahiu Shllaku, ka dhënë detaje shtesë lidhur më këtë çështje. Përmes një komunikate për media ajo ka kërkuar që ky rast mos të politizohet.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit tashmë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me këtë rast dhe ne presim që sa më shpejtë të dalin në pah përgjegjësit. Politizimi i paarsyeshëm i çështjes në fjalë, nuk iu ndihmon politikave për të cilat pretendojnë të garojnë në Gjakovë. Janë organet kompetente, ato që duhet të hetojnë dhe vërtetojnë çdo informacion”, thuhet në komunikatë.

Ajo ka treguar se kur drejtoria që ajo udhëheq, ka pranuar kërkesën për furnizim me naftë.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, më datë 25 Tetor 2021, ka pranuar kërkesë nga menaxhmenti i QKMF-së për furnizim me naftë – ngrohje për 10 Qendra të Mjekësisë Familjare, konkretisht për 15 mijë litra. Më datë 27 Tetor 2021, nga Kompania e kontraktuar për furnizim me naftë – ngrohje, është kryer furnizimi për 9 Qendra të Mjekësisë Familjare (vetëm objekti i vjetër nuk është furnizuar në këtë datë)”.

Më datë 1 Nëntor 2021, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Brekoc, është vërejtur nga stafi shëndetësor që ngrohja nuk funksionon, rrjedhimisht kanë vijuar me njoftimin e punëtorëve teknik ku është konstatuar se nuk ka naftë dhe pastaj është njoftuar Stacioni Policor në Gjakovë”, thuhet tutje në komunikatë.

Mbrëmë, kandidatja për kryetare të Gjakovës nga Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka hedhur akuza ndaj AAK-së për vjedhjen e kësaj nafte. Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit të AAK-së për kryetar, Adrian Gjini. Ai tha se policia është duke bërë hetimin dhe sipas tij, kush bën akuza të tilla duhet të jetë “person i shkalluar”. /Gazeta Sinjali/