image Tahiri "thumbon" Kusari-Lilën pas fjalimit të saj në gjuhën serbe: Unë s'di serbisht, po vazhdoj shqip

Politikë

Tahiri “thumbon” Kusari-Lilën pas fjalimit të saj në gjuhën serbe: Unë s’di serbisht, po vazhdoj shqip

news image

Sot seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ka nisur me debatin e hapur parlamentar, me ç’rast fjalën si fillim e mori shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila nisi të flasë për situatën e krijuar në veri të vendit, si dhe braktisjen e institucioneve të Kosovës nga zyrtarët e nacionalitetit serb.

Por në fjalim e sipër, Kusari-Lila filloi të flasë në gjuhën serbe.

Kusari-Lila foli për gjendjen në veri dhe situatën e krijuar pas dorëheqjeve nga zyrtarët policorë, deputetëve të Listës Serbe, kryetarëve të komunave me shumicë serbe, prokurorëve, gjyqtarëve, anëtarëve të KQZ-së e shumë zyrtarëve të tjerë të dorëhequr.

Por pas kësaj, në foltoren e Kuvendit të Kosovës doli i pari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri.

Si fillim Tahiri tha se s’di gjuhën serbe, kësisoj do flasë shqip.

“Unë s’di me fol serbisht, kështu që po vazhdoj shqip”,tha Tahiri.

/GazetaSinjali/