image Kusari-Lila: Deputetët serbë asnjëherë nuk përfaqësuan nevojat e qytetarëve të Veriut të Kosovës

Politikë

Kusari-Lila: Deputetët serbë asnjëherë nuk përfaqësuan nevojat e qytetarëve të Veriut të Kosovës

news image

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në fjalën e saj në Kuvend tha se deputetët e Listës Serbe edhe sa kanë qenë në Kuvend as minimalisht nuk i kanë përfaqësuar qytetarët serbë të Kosovës.

Kusari-Lila tha se vendi po përballet me situata të reja, dhe se në veri “burrat dhe gratë po ballafaqohen me presion dhe dhunë të vazhdueshme të projektuar dhe orkestruar nga Serbia për ta braktisur punën”.

Kusari-Lila shtoi se “deputetet serbë me urdhër të Vuçiqit dorëzuan mandatet, ata edhe kur ishin këtu nuk përfaqësuan as minimalisht qytetarët, ata asnjëherë nuk adresuan nevojat dhe nuk folën për interesat e qytetarëve serbë të Kosovës”, u shpreh ajo.

Më pas Kusari-Lila iu drejtua qytetarëve serbë edhe në gjuhën e tyre.

/GazetaSinjali/