image Kusari - Lila i lidhi me AAK-në vjedhjet e naftës në QMF, reagon Gjini

Kusari – Lila i lidhi me AAK-në vjedhjet e naftës në QMF, reagon Gjini

news image

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i është përgjigjur kundërkandidates së tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lilës, për akuzat se vjedhjet e naftës në QMF lidhen me AAK-në.

Gjini thotë se Policia do të hetojë rastin dhe do ta gjejë fajtorin, teksa ka thënë se kush bën akuza të tilla duhet të jetë “person i shkalluar”

“Prej anës së AAK-së, asnjë votë e vetme nuk është e keqpërdorur. Kemi pasur takime, është ndërtuar kulturë prej vitit 2017, në asnjë mënyrë nuk kemi abuzuar me vota. Por kjo nuk ka vlejtur për Mimozën. Tani do të dalë e vërteta në rundin e dytë. Në zgjedhjet e vitit 2017 kemi pasur vota të blera duke shpërndarë thasë me miell nëpër familje. Aleanca nuk e bën një gjë të tillë. Nuk e kemi në kulturë këtë.”

“Nuk e kam parë emisionin por më kanë thënë. Është për të ardhur keq. Për të thënë një kandidate se janë vjedhë disa litra naftë, që i ka vjedhur Aleanca për të vjedhur vota, duhesh të jesh person i shkalluar. Policia do t’i hetojë rrethanat dhe do të dalë e vërteta. Në Gjakovë prej që kanë filluar fushatat, çdo 15 ditë po shkulen sistemet e ndriçimit në park, shkulen në Krenë e ne shkojmë prapë i rregullojmë.”

Askush nuk më kë dëgjuar që kam thënë se rrugaçët e Mimozës po e prishin ndriçimin publik në Gjakovë. 1 milion herë kam pasur më shumë arsye unë të them se dikush po shkul ndriçimin për të sabotuar fushatën zgjedhore timen sesa të themi po vidhet nafta për të blerë vota”, tha Gjini.

Gjini shtoi se gjatë gjithë fushatës nuk ja ka përmendur emrin asnjëherë kundërkandidates dhe nuk ka pritur akuza të tilla para rundit të dytë.

Kusari – Lila e cilësoi skandal vjedhjen e naftës në QMF-të në Gjakovë, e cila, sipas saj, është e lidhur me blerjen e votave nga AAK./Gazeta Sinjali/