image Drejtimi i PD në Kuvend, 28 deputetë votojnë për Alibeajn si kryetar grupi

Shqipëri

Drejtimi i PD në Kuvend, 28 deputetë votojnë për Alibeajn si kryetar grupi

news image

Pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Lefter Gështenja organizoi një takim të deputetëve të PD-së që nuk kanë mbështetur Berishën që të diskutojnë në një darkë informale për aksionin e Grupit Parlamentar të PD-së.

28 deputetë ishin të unifikuar në rikonfirmimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi dhe kërkuan që ai të ketë një rol më aktiv dhe më vendimmarrës në lidhje me punën e grupit. Është diskutuar edhe nevoja e ngritjes së një minikryesie përfaqësuese për organizimin e punës dhe axhendës parlamentare të deputetëve. Fokusi i takimit të djeshëm ka qenë për organizimin e grupit vetëm sa i përket jetës parlamentare dhe se pritet të ketë një mbledhje të dytë në lidhje me organizimin në terren.

Në sesionin e ri pritet të ketë edhe ndryshime sa i përket përbërjes së deputetëve në komisione. Në mbledhjen e djeshme është diskutuar pakënaqësia që deputetët kanë pasur me Sorina Kotin, deputeten e Korçës, e cila është nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, e cila që prej fillimit është pozicionuar në krah të Berishës.

Burimet bëjnë me dije se është marrë në konsideratë zëvendësimi i saj në postin e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë. Ajo është akuzuar gjatë mbledhjes se nuk informon deputetët për zhvillimet në Komision.

/GazetaSinjali/