Kryetari i Komisionit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se helikopterët që fluturuan në pikën kufitare në Jarinje dhe prania e ushtrisë serbe në kufi, nuk janë kërcënime, por paralajmërime për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai në një intervistë për Tanjug ka thënë se nëse Kosova nuk heq dorë nga vendimet e tanishme atëherë Serbia do të përdorë të gjitha kapacitetet mbrojtëse që posedon.
“Ky është mesazhi ynë i paqes. Nëse pala tjetër heq dorë nga një zgjidhje paqësore e problemit, ne do të zbatojmë të gjitha kapacitetet mbrojtëse që kemi”, tha Drecun.