Kryetari i Komisionit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka paralajmëruar numër të madh të tërheqjeve të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.
Ai ka thënë se “vendimi i Naurut për ta korrigjuar gabimin e njohjes së shtetit të rremë të Kosovës nënkupton se do të ketë më shumë e më shumë shtete që do ta ndjekin këtë rrugë të respektimit të ligjeve ndërkombëtare”.
“Për fatin e keq shtetet fqinje që e kanë njohur Kosovën pa asnjë kuptim, duhet ta ndjekin këtë rrugë, ta tërheqin njohjen”, ka thënë Drecun në RTS.
Sipas Drecunit, këmbëngulja se Kosova është shtet i pavarur vështirëson zgjidhjen e problemit me Serbinë.