image Drafti për paga, Këshilltari politik i kryeministrit me pagë dyfish më të madhe se ushtari

Financa

Drafti për paga, Këshilltari politik i kryeministrit me pagë dyfish më të madhe se ushtari

news image

Së fundmi është bërë publik draft projektligji për pagat, e ku janë mësuar koeficientët për kategori të ndryshme të të punësuarëve.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Sinjali, shihet se ka dallime të mëdha sa i përket pagës në mes sektoreve të ndryshme.

Në këtë draft ligj është propozuar që zyrtarët policorë ta kenë koeficientin 4.2 kurse policët e rinjë të kenë koeficient 4.

Por, në anën tjetër një kështilltar politik në Zyrën e Kryeministrit apo Kuvendin e Kosovës ka pagë dyfish më të madhe se një zyrtar policor.

Në bazë të këtij draft ligji, koeficienti për një këshilltar politik në Zyre të Kryeministrit, Kuvend të Kosovës dhe në Gjykatë Kushtetuese është 9.2.

Dallimi shkon duke u rritur edhe më shumë, nëse krahasohet paga e një polici dhe një këshilltari në presidencë, ku një këshilltarë në presidencë ka koeficientë prej 9.7.

Dallimi i ngjashëm është edhe me ushtarët e Kosovës, ku koeficienti i një ushtari të FSK-së, është 4.

Vetëm paga e një këshilltari politik të kryeministrit është më e lartë se sa paga e një kapiteni në Ushtrinë e Kosovës.

/GazetaSinjali/