Partia Socialdemokrate nesër do të realizojë një aksion simbolik në sheshin “Ibrahim Rugova” në lidhje me çështjen e asociacionit.
Në njoftim thuhet se aksioni do të nisë në orën 11:00.
Po ashtu, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj do të prononcohet për media.
“Nesër, me datën 13 nëntor (e hënë), nga ora 11:00, pranë Sheshit Ibrahim Rugova PSD, realizon aksion simbolik lidhur me çështjen e Asociacionit, ku do të prononcohet për media kryetari i PSD-së, z.Dardan Molliqaj”, thuhet në njoftim.