image Doza e tretë anti-Covid në Shqipëri nis këtë muaj

Shqipëri

Doza e tretë anti-Covid në Shqipëri nis këtë muaj

news image

Doza e tretë anti-COVID në Shqipëri do të nis këtë muaj. E kjo dozë mund të merret 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se vaksinimi me dozën përforcuese do të nisë brenda këtij muaji.

Anëtarja e Komitetit të Imunizimit, Aida Bushati, thekson se doza e tretë duhet për të forcuar imunitetin ndaj Covid-19 në dimër dhe veçanërisht për kategoritë më të rrezikuara.

Por, çfarë rekomandojnë ekspertët për personat që i kanë marrë të dyja dozat, por kanë kaluar edhe koronavirusin?

Pas rekomandimeve të nxjerra nga Komiteti i Imunizimit, anëtarja Bushati, njëherësh neurologe në Spitalin Pediatrik, thotë se edhe fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje të tjera duhet ta bëjnë vaksinën anti-covid. Vetëm Pfizer do të aplikohet te fëmijët, pasi ka studime edhe për këtë kategori.

Gjithashtu, dozat anti-covid nuk shkaktojnë probleme me vaksinat e tjera të kalendarit.

Gjatë aplikimit të dozës së tretë, do të bëhen edhe kombinime vaksinash për të përforcuar mbrojtjen ndaj Covid-19. 

/Gazeta Sinjali/