Julian Brandt dhe Nico Schulz janë dy futbollistët që pritet të largohen nga Borussia Dortmundi gjatë janarit, transmeton Sinjali Sportiv.
Të dy lojtarët ishin transferuar në ‘Signal Iduna Park’ në verën e vitit 2019, por nuk deri më tani nuk kanë bindur drejtuesit e klubit gjerman.
‘Bild’ shkruan se Borussia Dortmund ka nxjerrur në shitje të dy futbollistët, teksa tani po presin për ofertat.
Së fundmi është raportuar se për Brandt interesim ka shfaqur Arsenali.
Sipas gazetës gjermane, të dy futbollistët mund të largohen nga Dortmundi edhe në form të huazimit. /Sinjali Sportiv/.