Borussia Dortmund starton edicionin e ri në Champions League me fitore, shkruan Sinjali Sport.
Gjermanët mposhtën si mysafir Besiktasin me rezultat të pastër 1-2.
Dy yjet e ekipit, Bellingham dhe Haaland realizuan golat për skuadrën e Roses.
Francisco Montero realizoi golin e nderit për vendasit.
Dortmundi bën pjesë në grupin C, ku ka edhe Ajaxin e Sporting Lisbonën kundërshtar.
Takimi tjetër që u luajt në orarin prej 18:45, ishte mes Sheriff Tiraspol dhe Shakhtar Donetsk.
Skuadra e Tiraspolit debutoi në Ligën e Kampionëve me fitore prej 2-0.