BVB ka njoftuar zyrtarisht se ka transferuar 16 vjeçarin Filippo Mane.
Sipas departamentit për futbollistët e rinj të Borussia Dortmund ata kanë nënshkruar me 16 vjeçarin Filipoo Mane nga Sampdoria.
I riu që përfaqëson Italinë, do të luajë në skuadrën U19 të trajnerit Mike Tullberg kur të fillon pjesa e dytë e sezonit.
“Ne jemi të lumtur që e kemi Filipoo Mane me të cilin do të nënshkruajmë kontratë afatgjate. Një djalë më të vërtetë i mirë, i cili ka dashur që hapat e ardhshme t’i bëjë në Borussia Dortmund dhe të zhvillohet përmes sistemit tonë te të rinjve”, tha Lars Ricken.