image Mungesa e Salah dhe Mane, shtynë Liverpoolin të kërkojë lojtarin e Portos

Futboll

Mungesa e Salah dhe Mane, shtynë Liverpoolin të kërkojë lojtarin e Portos

news image


Kupa e Afrikës prish planet e Liverpoolit, pasi dy titullarët e sulmit, Sadio Mane dhe Mohamed Salah pritet të largohen përreth një muaj, për t’u vënë në dispozicion të përfaqësueseve përkatëse, që janë Senegali dhe Egjipti.

Në një situatë të tillë, Jurgen Klopp pritet të mbetet vetëm me Divock Origin dhe Diogo Jotën në sulm, shumë pak për një trajner që aplikon skemën me tre futbollistë në repartin e avancuar, andaj drejtuesit e “The Reds” janë hedhur në merkato.

Emri që po lakohet për t’u transferuar te Liverpool që në janar, është sulmuesi kolumbian Luiz Diaz, i cili ka spikatur me Porton dhe është gati për të bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë, transferimin në Premier League.

Futbollisti 24-vjeçar ka një vlerë prej 25-30 milionë eurosh në treg dhe për më tepër, mund të luajë mirë në të dy krahët e sulmit, ndaj Klopp e vlerëson maksimalisht dhe është gati ta sjellë në “Anfield Road” që në ditët e para të janarit.

Luis Diaz iu bashkua Portos verën e 2019-ës dhe luan sezonin e tretë si titullar, teksa këtë vit ka shënuar 12 gola në 17 ndeshje, duke u shndërruar në një nga pikat më të forta të formacionit të Sergio Conceicaos. /Gazeta Sinjali Sporti/