image Dorëzohet pas 10 ditësh i dyshuari që theri tre persona dhe gjuajti me armë në Prishtinë

Siguri

Dorëzohet pas 10 ditësh i dyshuari që theri tre persona dhe gjuajti me armë në Prishtinë

news image

Më 19 mars, tre të dyshuar i kanë therë me thikë tre persona të tjerë në rrugën “Kika” në Prishtinë, por njëri prej tyre dje është dorëzuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka dorëzuar edhe armën e përdorur me dy fishekë, me të cilën dyshohet se ka gjuajtur disa herë ditën e përleshjes.

“Rr. Kika, Prishtinë, 19.03.2022 – 04:00. Tre viktimat meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që janë sulmuar dhe therur me thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit kishte shtënë disa herë me armë zjarri. Më 28.03.2022 njëri nga të dyshuarit është vetë dorëzuar dhe ka sjell armën që është përdorur në rast me dy fishekë,. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/