image Dorëzohet në Polici njëri nga të kërkuarit për rrëmbimin e 24-vjeçarit në Prishtinë

Siguri

Dorëzohet në Polici njëri nga të kërkuarit për rrëmbimin e 24-vjeçarit në Prishtinë

news image

Pas gati dy javësh, është vetdorëzuar sot në Polici njëri nga katër personat që u shpallën në kërkim, si të dyshuar për rrëmbimin e 24-vjeçarit në Prishtinë, më 16 prill, në lagjen Tasligje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Albin Hoxhën, 21-vjeçar, i cili është paraqitur sot në Polici, ku pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hoxha dyshohet se bashkë me babain e tij, Alver Baleri, Meriton Krasniqin dhe Agron Krasniqin të cilët gjenden ende në arrati, rrëmbyen të riun nga Prishtina.

Pista e hetimeve u zgjerua disa ditë pasi ndodhi ngjarja dhe u zbuluan të gjithë të dyshuarit. Policia arriti ta gjejë veturën me të cilën u rrëmbye 24-vjeçari, por jo edhe të dyshuarit.

Sinjali ka raportuar për të gjitha detajet e këtij rasti, që i parapriu një kurth i dy vajzave, të cilat u ndihmuan të dyshuarve ta rrëmbejnë viktimën.

Në ditën kritike, dy vajza, njëra 19 e tjetra 22-vjeç, dyshohet se kanë vënë në grackë të riun, duke e dorëzuar te rrëmbyesit.

Të gjitha detajet e rastit mund t’i gjeni në linqet e mëposhtme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/