image Dorëhiqet kryeministri i Italisë

Botë

Rajon/ Dorëhiqet kryeministri i Italisë

news image

Para pak çastesh ka dhënë dorëheqje kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.

Kryeministri Conte sot në orën 15:00 në sallën e Palazzo Madama, bëri të ditur pozicionin e tij, transmeton Sinjali.

Conte fillimisht sulmoi Matteo Salvinin, duke i thënë se kishte filluar krizë për të ndjekur interesat personale si dhe për mungesën e ndjeshmërisë institucionale dhe kulturës kushtetuese.

Ai gjithashtu tha se “Kjo qeveri ndalet këtu”.

Fjalimi i Giuseppe Contes:

“Miq të La Lega, keni njollosur 14 muaj aktivitet intenziv qeveritar, keni ofenduar jo vetëm angazhimin tim personal, por edhe përkushtimin e vazhdueshëm të ministrave. Ne nuk kemi nevojë për burra me fuqi të madhe, por me përgjegjësi ndaj institucioneve. Matteo Salvini, ju nuk keni treguar aspak kulturë në lidhje me rregullat e qeverisjes.

Çështja e kompanive ruse duhet të sqarohej si dhe të analizohej për pasojat ndërkombëtare, duhet të vinit në Senat të jepnit sqarime, por refuzuat të ndani informacione. E vërteta është se ju shkëputët agjendën evropiane nga kjo qeveri. Gjeni justifikime për të mbuluar krizën. Nuk mund të çoni çdo vit njerëzit të votojnë.

I dashur president, senator të mirë, unë kërkova të ndërhyja për të raportuar për krizën e thellë të qeverisë të shkaktuar nga drejtuesi i njërës prej forcave të mazhorancës. Pata besim, por jemi në praninë e një situate të rënde që sjell pasoja të mëdha për të ardhmen e vendit. Keni ofenduar qytetarët…”.

Conte jep zyrtarisht dorëheqjen pasi të mbyllet debati që pritet të zgjasë 3 orë e gjysmë./Sinjali/