image Dorëhiqet asamblisti i VV-së, hedh kritika e akuza drejt partisë: Që sot jam i pavarur

Politikë

Dorëhiqet asamblisti i VV-së, hedh kritika e akuza drejt partisë: Që sot jam i pavarur

news image

Reshat Mujota ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e asamblistit të VV-së në Shtime. Më parë ai ishte anëtar i PDK-së, mirëpo nuk gjeti rehati as te Kurti. Shkak i largimit të tij, ai thotë se është mungesa e meritokracisë.

Ai kritika pati edhe për jo transparencë dhe llogaridhënie ndaj kryetarit aktual, Qemajl Aliu.

Qytetari i Shtimes duhet që të jetë në dijeni se pse unë sot ndodhem në këtë ulëse. Nuk u përmbajtën marrëveshjet, nuk u përmbajt meritokracia, nuk po shihet se jeni transparent dhe llogaridhënie që keni. Vet fakti që me urdhër merret pauza, s’ka llogari në këtë Kuvend. S’jep llogari kryetari në këtë kuvend”, tha ai.

E dyta, meritokraci, bashkëqeverisje, po ua citojë me fjalë të Albin Kurtit qysh i sulmoni njerëzit dhe qysh po ja u kthej se çka të folsh ti nesër të kthehet ty. Po ta citojë sikur Albin Kurti, meritokraci, bashkëqeverisje. Unë e kuptojë bashkëqeverisjen, bashkëqeverisje me qytetarët e Shtimet me njerëzit e Shtimes, e jo bashkëqeverisje me komunën e Kaçanikut”, tha Mujota.

Kur i ktheni parimet në interesa personale, Reshat Mujota i biri i Ahmet Mujotës sikur që u largua nga PDK-ja për njerëz që kanë pasur interesa personale dhe u futa në një subjekt që hala ma shumë ka interesa personale tërhiqet dhe sot jam i pavarur. Deklarohem publikisht që sot jam anëtar i kuvendit i pavarur”, deklaroi në fund Mujota.

/GazetaSinjali/