image Donis Avdijaj transferohet te skuadra skoceze

Futboll

Sport/ Donis Avdijaj transferohet te skuadra skoceze

news image

Futbollisti i njohur shqiptar, Donis Avdijaj, zyrtarisht ka kaluar te skuadra e Heart of Midlothian.

Këtë e ka bërë të ditur klubi skocez përmes një njoftimi në profilin e tyre, në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Avdijaj ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me skuadrën e Hearts.

Ish-reprezentuesi i Kosovës ishte te Trabzanspori, ku bëri 18 paraqitje, derisa kontrata e tij skadoi në këtë muaj./Gazeta Sinjali/