image Donfried e Escobar në Beograd, çfarë thotë Hill për takimet me zyrtarët serbë?

Rajon

Donfried e Escobar në Beograd, çfarë thotë Hill për takimet me zyrtarët serbë?

news image

Ambasadori amerikan Christopher Hill ka folur për takimet e zhvilluara mes ndihmëssekretares amerikane të Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried,  e cila u shoqërua nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me udhëheqësit serbë gjatë vizitës së tyre në Beograd.

I pyetur nga Tanjug nëse bisedimet kishin plotësuar pritjet e tyre, ai tha: “Ne jemi shumë të kënaqur me takimet e tyre dje”.

“Takimet e mëparshme dhe ato të ardhshme janë pjesë e një përpjekjeje të përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar marrëdhëniet tona”, tha Hill, i cili ishte gjithashtu prezent në bisedat mes amerikanëve dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, si dhe kryeministres Ana Bërnabiq.

Donfried, e shoqëruar nga Escobar, në vizitën e saj në Prishtinë dha mesazhin e qartë se status-quoja është e paqëndrueshme.

Përveç se në Prishtinë dhe Beograd, ajo qëndroi në vizitë edhe në Sarajevë. 

/GazetaSinjali/