image Donfried: Dialogu me Serbinë urgjent, status quo i sjell të mira vetëm Rusisë

Politikë

Donfried: Dialogu me Serbinë urgjent, status quo i sjell të mira vetëm Rusisë

news image

Ndihmëssekretarja e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Karen Donfried, ka thënë se mënyra e vetme për të mos lënë vend për Rusinë në Ballkanin Perëndimor është përfundimi i dialogut në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

 “Lufta brutale e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës, është thirrje për të gjithë ne, përkundër përparimit të madh të ShBA-së, Kosovës dhe shteteve që kanë bërë, është që kurrë nuk duhet ta marrim paqen apo institucionet tona demokratike për të mirëqenë”, tha ajo në konferencën për media.

Ajo tutje tha se ShBA do të vazhdojë mbështetjen e madhe për Kosovën në integrimet evropiane.

“ShBA-të duan që ta shohin Kosovën duke marrë vendin e vet të duhur në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Për këtë çështje ne i japim kaq shumë prioritet mbështetjes së dialogut të lehtësuar nga BE-ja për ta ndihmuar Kosovën që të arrijë në marrëdhënie të normalizuara, të qëndruara, me njohje të dyanshme me fqinjin tuaj Serbinë”.

“Sepse status quo është e paqëndrueshme, jo vetëm që e pengon të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt Evropës, por i bën të mira Kremlinit. Sepse Rusia dëshiron të shkatërrojë çdo unitet, dhe konsolidim demokratik në shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që ju dhe shtetet fqinje të mos integroheni në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Rusia beson se një Ballkan i cili është më i fuqishëm me prosperitet demokratik më i qëndrueshëm, do të jetë një kërcënim për influencën e tij”, shtoi ajo.

“Mënyra më e mirë për t’ju kundërvënë përpjekjeve të Kremlinit, për ta destabilizuar rajonin, janë të thjeshta. Kosova dhe Serbia duhet të bëhen bashkë dhe në mënyrë urgjente të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, mbështetur fuqishëm nga SHBA-ja. Qëllimi ynë është edhe qëllimi juaj, një marrëveshje që përmirëson marrëdhëniet tuaja, e përqendruar në njohje të ndërsjellë. Dua t’ju siguroj që përkushtimi i ShBA-së dhe aleatëve e partnerëve tanë mbetet i qëndrueshëm. Kosova e ka NATO-n me misionin e saj të KFOR-it”, përfdundoi Donfried.

/GazetaSinjali/