image “Donaldi nuk heq dorë nga Bora”, Paloma zbulon të pathëna

Bota e Yjeve

“Donaldi nuk heq dorë nga Bora”, Paloma zbulon të pathëna

news image

Rudina Demneri apo e njohur ndryshe si Paloma e Big Brother, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka treguar histori të ndryshme të jetës së saj, madje ka folur edhe për raportin e Donaldit me Borën e Beatrixin.

Ester Bylyku: Sa i përket trekëndëshit të dashurisë së formuar (Donaldi, Bora, Beatrix), sipas teje, cili mendon ti se do të dalë më i lënduari?

Paloma: Nuk e besoj që ai do të heqë dorë kollaj nga Bora. Qofsha e gabuar, por ka një qasje shumë të madhe me atë vajzë. Nuk e di si do të vazhdojnë gjërat sepse janë shumë të çuditshme, besuam njëherë një dashuri të madhe, pastaj tha ‘pres diçka’. Sepse është shume i çuditshëm, njëherë thotë kështu, njëherë ashtu. Me atë që kam kuptuar deri tani, me duket i paqëndrueshëm si natyrë.

/GazetaSinjali/