image Donaldi e ftoi t'i bashkohet nismës së tij për të ndërtuar 4 shtëpi, Iliri Shaqiri i përgjigjet

Bota e Yjeve

Donaldi e ftoi t’i bashkohet nismës së tij për të ndërtuar 4 shtëpi, Iliri Shaqiri i përgjigjet

news image

Ilir Shaqiri ka refuzuar ftesën e Donaldit për t’iu bashkuar nismës së Donald Veshajt për të ndërtuar 4 shtëpi, 2 në Kosovë dhe 2 në Shqipëri.

Që në ditën e parë, Donaldi publikoi një video, ku tha se do të bënte katër shtëpi me 100 mije eurot e veta dhe ftonte Iliri Shaqirin që t’i bashkohej në këtë nismë si fitues i Big Brother VIP.

Kjo gjë u komentua në rrjet dhe Iliri ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” duke thënë se secili ka nismat e veta dhe që Donaldit i uronte shumë suksese.

“Secili në këtë jetë merr nismat e veta, unë ia uroj Donaldit gjitha të mirat, dhe mbi të gjitha që të ia dalë në jetë sepse unë kam besim se Donaldi dikur do të jetë dikush. Unë e kam konsideruar çun me talent dhe kreativ. Sa i përket nismave unë mendoj që secili e bën në mënyrën e vetë, ka kush ngre tulla, ka kush u jep njerëzve të hanë, Iliri preferon të mbush shpirtin me art. Qëllim im është të hap një akademi në Tiranë, ku 100 talente të kenë mundësin për pesë vite të studiojnë falas me mësuesit më të mirë që janë në Itali. Unë dua t’i sjell këtu”, tha Iliri.

/GazetaSinjali/