Presidenti Donald Trump shkarkoi nga detyra Anthony Faucin, ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive amerikane, duke e quajtur atë një “katastrofë”, transmeton Gazeta Sinjali.
“Njerëzit janë lodhur nga COVID, janë lodhur duke e dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë”, tha Trump, raporton CNN.
Gjithashtu, Trump shtoi se nëse do ta kishte dëgjuar mjekun në lidhje me COVID-19, SHBA-ja do të kishte “500 mijë vdekje”.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri tani kanë vdekur rreth 220 mijë persona shkaku i koronavirusit në Amerikë.
Ndryshe, Fauci ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për 40 vite. Ai ka kërkuar vazhdimisht një qasje të kujdesshme dhe të drejtuar nga shkenca ndaj pandemisë.
Fauci ka reaguar javën e kaluar pasi fushata e Trumpit e përdori atë në një reklamë për rizgjedhjen e presidentit, ku sipas tij, e cituan “plotësisht jashtë kontekstit”. /Gazeta Sinjali/