image Donald Trump redukton 90% të fondeve për OBSH-në

Botë

Botë/ Donald Trump redukton 90% të fondeve për OBSH-në

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pritet të reduktojë fondet amerikane për Organizatën Botërore të Shëndetësisë me 90% për të kontribuar të njëjtën shumë me Kinën.

Në një letër zyrtare të zbuluar nga mediat, presidenti tha se kontributi i përvitshëm i SHBA për agjencinë e shëndetit të OKB do të jetë vetëm 40 milionë dollarë.

Më parë SHBA jepte rreth 400 milionë dollarë në vit për OBSH, shumë më tepër se çdo vend tjetër, shifer kjo e kritikuar shpesh nga Trump.

Ai ka akuzuar organizatën se mbron Kinën, edhe pse kjo e fundit sipas tij ka fshehur shifrat e vërteta të koronavirusit në vend, duke bërë që vende të tjera mos merrnin masat e duhura.

Letra e Trump u publikua nga rrjeti Fox Neë s dhe thoshte se presidenti “pranon të paguajë deri aq sa paguan Kina”.

Aty thuhet më tej: “Megjithë mangësitë e saj, unë besoj se OBSH ka një potencial të madh dhe dua që agjencia ta arrijë këtë potencial, veçanërisht në lidhje me krizën e re globale. Prandaj kam vendosur që SHBA do të vazhdojnë partneritetin, por Kina ka një borxh të madh me botën dhe duhet të paguajë pjesën e saj të plotë në OBSH. Nëse Kina rrit kontributet e saj në OBSH, ne do të përpiqemi t’i përshtatemi atyre”./GazetaSinjali/