image Donald Trump: Italia do të ishte më mirë jashtë BE-së

Botë

Botë/ Donald Trump: Italia do të ishte më mirë jashtë BE-së

news image

Mediat italiane raportojnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se Italia do të ishte më mirë jashtë Bashkimit Evropian.

Sipas këtyre mediave, këto deklarata i ka thënë ai në një bisedë me njërin prej liderëve të fushatës së Brexi-it, Nigel Farage.

Edhe Italia do të ishte më mirë jashtë Bashkimit Evropian“.

Duke komentuar shtyrjen e fundit të ndarjes së Londrës nga Brukseli, Trump tha se Britania ende po mbahet peng nga BE-ja. Ai ka shtuar se edhe vende të tjera do të ishin më mirë pa bllokun europian.

Në Britani ndërkohë, temë dite janë zgjedhjet e 12 dhjetorit, të thirrura nga kryeministri Boris Johnson me mbështetjen e liderit opozitar Jeremy Corbyn, pas vendimit të Bashkimit Europian për ta shtyrë datën e finalizimit të Brexitit më 31 janar.

Vendimi për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku evropian erdhi pasi 52 për qind e votuesve votuan për shkëputje në referendumin e 2016-ës, krahasuar me 48 për qind që e kundërshtuan këtë lëvizje./Gazeta Sinjali/