Ipevshki i Republikës së Kosovës, Don Lush Gjergji, ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Sinjali se rezultati i analizave lidhur me dyshimet për koronavirus i ka dalë negativ.
Don Lush Gjergji i është nënshtruar analizave pas kontaktit që së fundmi ka pasur me burrin 77-vjeçar nga Vitia, i infektuar me virusin vdekjeprurës me origjinë nga Kina.
Ai shtoi se nuk do të dalë nga shtëpia për 10-12 ditët e ardhshme.
“Tash e mora rezltatin e analizave për mua: doli negativ. Falënderojmë Zotin. Mihilli është stabil, thonë mjekët. Unë nuk guxoj të dalë edhe 10 – 12 ditë”, tha Gjergji për Gazetën Sinjali.
Ndryshe, të dhënat zyrtare bëjnë më dije se deri më tani në Kosovë numri i personave të infektuar ka shkuar në pesë. Aktualisht tri komuna të Kosovës janë në karantinë, nëpër qytete dhe vendbanime ka shumë pak lëvizje kjo për shkak të frikës nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/