image Doli nga shtëpia gjatë vetizolimit, Policia e areston një person në Lipjan

Kosovë

Koronavirusi/ Doli nga shtëpia gjatë vetizolimit, Policia e areston një person në Lipjan

news image

Një person është arrestuar dje pasdite në Lipjan, pasi i ka thyer masat ndaj koronavirusit.

Siç njofton Policia, ai duke qenë në vetizolim ka dalur nga shtëpia, me ç’rast është arrestuar.

“Lipjan 26.03.2020 – 17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qenë në vetizolim dhe i njëjti nuk ka zbatuar masat e sigurisë ndaj COVID 19 duke dalë nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar”, njofton Policia në raportin 24-orësh. /Gazeta Sinjali/