image Doli nga burgu për ta takuar gruan, shqiptari në Itali ekzekutohet me plumba në kokë e gjoks

Botë

Vrasje/ Doli nga burgu për ta takuar gruan, shqiptari në Itali ekzekutohet me plumba në kokë e gjoks

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku është ekzekutuar me armë zjarri një shqiptar 45-vjeçar. Mediet italiane raportojnë se shqiptari është qëlluar me dy plumba në mes të rrugës, mbrëmjen e kaluar, në Nuovo Salario, në periferi të Romës.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, ku 45-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë, pasi ka marrë një plumb në kokë dhe një në gjoks.

Ai kishte marrë leje nga burgu për të takuar gruan e tij dhe është qëlluar për vdekje, në momentin kur po rikthehej në qelin e burgut “Rebibbia”.

Siç raportojnë mediet italiane, ai kishte përshëndetur familjen, kishte marrë ashensorin, kishte hapur derën dhe pas disa hapash ishte qëlluar me dy plumba.