image Dogji kontejnerët në dy lagje të Ferizajt, prangoset 60-vjeçari

Siguri

Dogji kontejnerët në dy lagje të Ferizajt, prangoset 60-vjeçari

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një 60-vjeçar me inicialet B.B., i cili dyshohet të jetë me të meta mendore, raporton Gazeta Sinjali.

Ai u arrestua nën dyshimin se mëngjesin e sotëm ua ka vënë flakën disa kontejnerëve me mbeturinë në dy lagje të Ferizajt.

Këta kontejnerë kanë qenë pronë e kompanisë së qytetit “Pastërtia”.

Policia njofton se i dyshuari kishte vënë kapelë në kokë dhe po qarkullonte me biçikletë në qytet.

“Policia, menjëherë ka nisur kërkimin e këtij personi të dyshuar dhe ka siguruar edhe sekuenca nga kamerat e sigurisë,  ku shihet personi i dyshuar duke u vënë flakën kontejnerëve. Policia, më pas ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij  dhe e ka arrestuar të njëjtin, B.B (M/K) i moshës 60 vjeçar, ( i cili dyshohet të jetë me të meta mendore)”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/