image Dogji flamurin e shtetit, pretendon karrigen e deputetes në Kuvendin e Kosovës

Kosovë

Skandaloze/ Dogji flamurin e shtetit, pretendon karrigen e deputetes në Kuvendin e Kosovës

news image

Mimoza Shala është përzgjedhur kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, nga drejtuesit e këtij subjekti politik.

Ajo është renditur e 53-ta në listë me synimin për ta marr besimin e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Mimoza Shala pretendon të jetë përfaqësuese e popullit dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkundër se në të kaluarën jo të largët kishte djegur flamurin e shtetit të Kosovës.

Gazeta Sinjali ka siguruar një foto të dërguar nga një sinjalizues i afërt me lëvizjen Vetëvendosje, i cili ka identifikuar se aktivistja, tashmë kandidate për deputete Mimoza Shala shihet e buzëqeshur pranë  flamurit të shtetit të Kosovës të cilit ia kishte vënë flakën së bashku me aktivistin  tjetër Ngadhënjim Haxhosaj ( në anën e majtë) dhe një personi tjetër, në mes.

Me këtë veprim, aktivistja Mimoza Shala kishte dhunuar dhe përbuzur publikisht flamurin e shtetit duke mos e njohur dhe pranuar atë si simbol përfaqësues.

Pretendentja e karriges së deputetës në Republikën e Kosovës, kishte fyer sakrificën e popullit kosovar të sublimuar në këtë simbol shtetëror, i cili së fundi po lartësohet me krenari edhe në arenën ndërkombëtare përmes sukseseve të arritura sidomos në fushën e sportit dhe të kulturës.

Fotoja është realizuar  më 16 shkurt 2012 pas mesnate në mot me borë./Gazeta Sinjali/