image Dogji 3 hektarë pyll duke djegur mbeturina në Podujevë, shoqërohet në polici

Kosovë

Siguri/ Dogji 3 hektarë pyll duke djegur mbeturina në Podujevë, shoqërohet në polici

news image

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një të dyshuar për djegien e pyllit 3 hektarë më 12 prill në fshatin Llaushë të Podujevës.

Sipas policisë, i dyshuari kishte deklaruar se zjarri kishte përfshirë aksidentalisht pyllin, derisa ai ishte duke djegur disa mbeturina.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/